“Janë sekuestruar prova”, kontrollet e BKH-së në jug të vendit, gazetari jep detaje: Njëra nga vilat e Ergys Agasit përdorej nga Mirlinda Karçanaj

Mbrëmjen e djeshme, agjentët e BKH-së, kanë zhvilluar një kontroll në dy vilat në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, në një kompleks në jug të vendit,

Gazetari Xhevahir Zhabina ka dhënë detaje nga këto kontrolle, teksa ka zbuluar se njëra nga dy vilat e Agasit, dyshohet se përdorej nga ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Po ashtu Zhabina ka deklaruar se agjentët e BKH-së kanë zbuluar prova në lidhje me hetimet e dosjes së AKSHI-t.

Zhabina: Këto zhvillime tregojnë se dosja e AKSHI-t është më e gjerë sesa është bërë publike deri më tani.

Veprimet hetimore janë kryer dhe po vijojnë nga BKH, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, duke u fokusuar në këto prona që dyshohet se lidhen me dy nga personazhet kryesorë të kësaj afere.

Gjithashtu, ekzistojnë dyshime se vilat mund të jenë përdorur nga Mirlinda Karçanaj ose persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje hetimore.

Janë sekuestruar prova, por vlera e tyre për hetimin mbetet për t’u përcaktuar, pasi do t’i nënshtrohen ekspertizave të mëtejshme nga oficerët e BKH-së.

Ndërkohë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ndonjë nga këto vila është në pronësi apo përdorim të drejtpërdrejtë të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT