Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

 Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me zbulimin e 4000 rrënjë kanabisi në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa.

 Sipas njoftimit zyrtar, drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të pezullojë nga detyra Bilal Hasën.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT