Irani u përpoq ta “shkatërronte” por dështoi! ZBULOHET roli STRATEGJIK i bazës së “lakmuar” amerikano-britanike

Irani ka patur një përpjekje për të sulmuar bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani e Madhe në Diego Garcia. Sulm ky i cili përfshiu lëshimin e dy raketave balistike që nuk aeritën të “mbërrinin” në “destinacion” pasi njëra dështoi gjatë fluturimit kurse tjetra u interceptua.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, sulmi ndodhi para se qeveria britanike të njoftonte se Shtetet e Bashkuara mund të përdornin bazat britanike për të nisur sulme kundrejt vendeve iraniane të cilat u përfshinë në sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Baza ushtarake Diego Garcia ndodhet rreth 4000 kilometra larg nga bregdeti i Iranit, dhe është ishulli më i madh në arkipelagun Chagos, me bazën e tij të vendosur srategjikisht në Oqeanin Indian. Varësisht faktit se territory është nën sovranitetin britanik, kjo bazë operohet nga SHBA dhe ka infrastrukturë kritike, përfshirë ktu një pistë të gjatë për të akomoduar bombardues të mëdhenj dhe një port të thellë natyror të përshatshëm për nëndetëse bërdhamore dhe anije luftarake.

Shtetet e Bashkuara kanë stacionuar përgjithmonë bombardues strategjikë B-52 dhe B-1 atje, dhe gjithashtu strehon Skuadronin e 15-të të Mbikëqyrjes Hapësinore për monitorimin satelitor. Baza shërben gjithashtu si një qendër kyçe logjistike.

Në vitin 1965, Mbretëria e Bashkuar i shkëputi Ishujt Chagos nga Mauritiusi, i cili u bë i pavarur tre vjet më vonë. Në këmbim të shkëputjes së ishujve, Britania i dha Mauritiusit 3 milionë paund dhe “u zotua t’i kthente ishujt kur ata nuk do të ishin më të nevojshëm për qëllime mbrojtëse”

Në vitin 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Ishujve Chagos nga Mbretëria e Bashkuar. Më shumë se pesë vjet më vonë, Londra tha se do të hiqte dorë nga sovraniteti i arkipelagut.

Ndërkohë që sipas kushteve të  një traktati, pasi të heqë dorë nga ishujt Mbretëria e Bashkuar, do të duhet ti paguajë Mauritusit 136 milionë dollarë çdo vit për një kontratë qiraje 99-vjeçare të bazës ushtarake në Diego Garcia, që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja mund ta përdorin ende objektin.

Ndërkohë Trump, e ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar, për “budallallëk të madh”, sa i përket planit të saj për të dorëzuar pronësinë dhe në fillim të këtij muaji “e qortoi” Londrën, për mohimin e lejes ndaj SHBA për të përdorur bazat ushtarake britanike në ishullin në fjalë për sulme kundër iranit.

Kujtojmë se Diego Garcia ka ndihmuar në nisjen e dy pushtimeve të Irakut, ka shërbyer si një pikë jetike uljeje për bombarduesit që fluturojnë në misione në të gjithë Azinë, përfshirë mbi Detin e Kinës Jugore, dhe është lidhur me përpjekjet e SHBA-së për dorëzimin e të burgosurve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT