Irani paralajmëron “taktika të reja lëshimi”, Seyed Majid Mousavi: Do t’i lëmë të habitur SHBA-në dhe Izraelin

Seyed Majid Mousavi, komandanti i Forcave Hapësinore të IRGC-së në Iran, ka paralajmëruar së fundmi se vendi ka zhvilluar “taktika dhe sisteme të reja lëshimi” që sipas tij, do të lënë të habitura SHBA-në dhe Izraelin.

“Nga ky moment, unë shpall dominimin raketor të forcave të bijve të Iranit mbi qiellin e territoreve të pushtuara”, thotë Seyed Majid Mousavi në X.

“Taktikat dhe sistemet e reja të lëshimit” do t’i lënë SHBA-të dhe Izraelin “të habitur”, shton ai.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur konflikti ka hyrë në javën e katërt, ndërsa tensionet mbeten të larta dhe sulmet vazhdojnë pa ndërprerje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT