Irani PARALAJMËRON sulme të ashpra nëse anijet tentojnë të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar ndërsa raportohet se Garda Revolucionare ka paralajmëruar se çdo anije duhet të ndalojë së kaluari përmes ngushticës sepse ata do të rrisin sulmet.
“Ne do të parandalojmë çdo anije të kalojë ose të largohet nga portet e vendeve aleate dhe mbështetëse të Amerikës dhe Izraelit, për në çdo destinacion dhe përmes çdo kalimi”, njoftoi ditën e sotme Garda Revolucionare.
Ndërsa shtoi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe çdo kalim përmes rrugës ujore do të përballet me “masa të ashpra”.
Nga ana tjetër presidenti Donald Trump ka zgjatur me 10 ditë afatin e tij në mënyrë që Irani të rihapë rrugën kryesore tregtare të Ngushticës së Hormuzit ose të përballet me sulme amerikane në termocentralet e tij.
Në një prorncim për mediat e huaja Trump pretendoi se negociatat për t’i dhënë fund luftës po shkojnë “shumë mirë”, megjithëse Teherani këmbëngul se nuk është dakordësuar.
Ndërkohë një valë e re sulmesh tronditi zonën duke u bërë shkaktare për civilë të vrarë në Iran dhe duke dëmtuar infrastrukturën e Kuvajtit.Të paktën 18 persona u vranë dhe 10 u plagosën në sulme të kryera gjatë natës në Qom, ndërsa disa persona të tjerë u vranë në Urmia në Iranin perëndimor.
Ndërkohë në Kuvajt dy porte të veçanta të vendit u dëmtuan nga sulmet me dronë dhe raketa këtë mëngjes, por fatmirësisht nuk u raportua për viktima.