Irani paralajmëron Anglinë: Lejimi i SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake është pjesëmarrje në agresion

Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se Teherani e sheh vendimin për të lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake britanike si pjesëmarrje në agresion.
Në një telefonatë me homologun e tij britanik, Seyyed Abbas Araghchi kritikoi qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit të cilin e ka cilësuar si negativ dhe të njëanshëm.
Ai paralajmëroi se dhënia e aksesit të SHBA-së në bazat e Mbretërisë së Bashkuar me siguri do të konsiderohet pjesëmarrje në agresion.
Një zëdhënës i Downing Street u tha më vonë gazetarëve se Mbretëria e Bashkuar i dha SHBA-së qasje vetëm për një qëllim specifik mbrojtës dhe të kufizuar në përgjigje të sulmeve të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi, Ne nuk morëm pjesë në sulmet fillestare dhe nuk do të përfshihemi në luftën më të gjerë”, tha zëdhënësi.
Kryeministri britanik Keir Starmer fillimisht refuzoi kërkesën e Uashingtonit për të përdorur bazat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për sulmet e saj ndaj Iranit, të cilat Starmer i kuptoi si të paligjshme.
Megjithatë, Starmer iu bashkua mbrojtjes kundër hakmarrjes së Iranit pasi asetet ushtarake britanike në Lindjen e Mesme u sulmuan.