Irani njoftoi për vendosjen e 12 minave në Ngushticën e Hormuzit, Trump PREMTON siguri të madhe: Do të ndodhë së shpejti

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ngushtica e Hormuzit po funksionon mjaft mirë, duke shtuar se kjo gjë do të vërtetohet me kohën.
Zyrtarët amerikanë pretendojnë se eksportet e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit po vijojnë, pavarësisht konfliktit në rritje.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta mbajnë hapur këtë rrugë ujore jetësore, duke njoftuar se kanë kryer sulme të rënda ajrore duke synuar marinën e Iranit dhe qytetin portual të Bandar Abbas.
Ditën e martë, ushtria amerikane njoftoi për shkatërrimin e 16 anijeve iraniane të cilët synonin vendosjen e minave pranë ngushticës.
Ndërsa pasditen e sotme Reuters raportoi se janë vendosur rreth 12 mina detare në Ngushticën e Hormuzit.
Ditën e djeshme presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në rrjetin e tij social, ka i ka bërë thirrje Iranit që të heqë minat nga Ngushtica e Hormuzit.
“Nëse Irani ka vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, nuk kemi asnjë tregues se e ka bërë, ne duam që ato të hiqen menjëherë”, shkroi Trump.
Trump më tej ka kërcënuar Iranin se pasojat ushtarake do të jenë në një nivel të paparë më parë nëse ato nuk hiqen.
“Nëse për ndonjë arsye vendosen mina dhe nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel që nuk e ka parë kurrë më parë” shtoi më tej presidenti amerikan.