Irani ankohet në UNESCO për dëmtimin e ndërtesave kulturore nga bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit

Qeveria iraniane së fundmi ka bërë një ankesë zyrtare në UNESCO për pasojat e bombardimeve amerikane dhe izraelite në disa nga vendet e trashëgimisë kulturore të vendit.

Në ankesën e bërë e cila është publikuar në rrjetin “X”, Irani kërkon të merren masa për dëmtimin e Pallatit Golestan dhe Pazarin e Madh të famshëm të Teheranit.

I ndërtuar që nga shekulli i 16-të, Pallati Golestan ishte gjithashtu ish-oborri dhe rezidenca e dinastisë Qajar.

Ndërkohë që ditën e sotme, ushtria izraelite ka bërë një paralajmërim urgjent për banorët e Tiros në Libanin jugor, duke u shprehur se së shpejti do të godasë infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në atë zonë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u shprehën se grupi militant i Hezbollahut me mbështetje nga Irani po përpiqej të ndërtonte aktivitetin atje dhe paralajmëroi që ata të cilët ndodheshin në ndërtesat e shënuara në harta të evakuhoeshin menjëherë e të qëndronin të paktën 300 metra larg.

Irani ankohet në UNESCO për dëmtimin e ndërtesave kulturore

Ankesa e Iranit drejtuar UNESCO-s
Irani ankohet në UNESCO për dëmtimin e ndërtesave kulturore

Back to top button
LAJMET E FUNDIT