“I përballojmë me sukses krizat!” Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj pralajmëron kompanitë: Nëse do ketë abuzime, rikthejmë Bordin e Transparencës

Ka përfunduar pas 1 orë e 30 minuta mbledhja e Qeverisë. Në fund të saj, ishin disa ministra që dolën dhe bënë publike vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme.

E para që mori fjalën ishte ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila bëri publike se qeveria ka miratuar disa vendime që lidhen me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Ibrahimaj deklaroi se në mbledhjen e sotme janë miratuar hartimi i dokumentave të rëndësishëm që lidhen me politikat indrustriale dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla.

Ne miratuam në Komitetin e Planifikimit Strategjik, hartimin e dy dy dokumentave të rëndësishëm. Dokumenti i politikave industriale dhe strategjia kombëtare për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Janë dy dokumenta që do të hartohen brenda 6 mujorit të parë të këtij viti dhe lidhen me kapitullin e 20 për integrimin në BE.

Të dy dokumentet parashikojnë një agjendë dixhitale dhe të gjelbërit, dhe për digjitalizimin e procedurave, pra në inovacionin në sektorin privat, i cili do të vi i mbështetur, qoftë në nivel burokratik, duke lehtësuar procedurat dhe financiarë, duke ndërtuar instrumente që do të ndihmojnë sektorin privat që të arrijë standardet dhe nivelet e BE.

Nga ana tjetër në mbledhjen e qeverisë, ne miratuar projektligjin për vendosjen e Shërbimet për lirinë e vendosjes së shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. është një projektligj që lidhet me integrimin europian dhe i përket piketave përmbyllëse të kapitullit 3, që lidhet me lirinë e shërbimit”, deklaroi Ibrahimaj.

E pyetur për rritjen e çmimit të naftës, Ibrahimaj u zotua se qeveria do të marrë vendimin e duhur. Ajo tha se Shqipëria i ka përballuar me sukses krizat, falë vendimeve të marra nga qeveria.

Duke parë si situata do të vijojë, ne do të marrim vendimet e duhura. Çmimi i karburanteve është rritur, pa diskutim, ne do të monitorojmë në vazhdimësi dhe do të marrim vendimet e duhura, siç i kemi marrë në raste krizash. Shqipëria në krizën e vitit 2022-23, ishte vendi që pati inflacionin më të ulët në rajon dhe të BE. Nuk pati ndryshim të çmimit të energjisë për konsumatorët. Ne kemi treguar që krizat i miratojmë dhe i përballojmë, sepse marrim vendimet në kohën e duhur”, tha ministrja.

Ministrja më tej deklaroi se situata nuk është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës, por ajo paralajmëroi se nëse do të ketë abuzime dhe rritje të mëtejshme të çmimeve, Bordi në fjalë, do të rikthehet.

Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT