I moshuari del i vetëm në protestë para Parlamentit: Pensionistëve po u vidhni kafshatën e gojës

Një pensionist ka protestuar ditën e sotme para Parlamentit, aty ku aktualisht po zhvillohet seanca plenare.
I moshuari ka dalë i vetëm në protestë, duke mbajtur në dorë një megafon, përmes të cilit kërkonte zbatimin e ligjit.
Ai akuzoi qeverinë se po u “vidhet kafshata e gojës” pensionistëve dhe se të drejtat e tyre nuk po respektohen.
“Po vidhni pensionet e popullit. Ju jeni kriminelë, i vidhni kafshatën e gojës pensionistit, jeni i kundër parimeve demokratike. Një rrugë ka, do zbatohet ligji. Para ligjit jeni të barabartë dhe jo me diferencime”, dëgjohet të thotë i moshuari.