Frikë dhe panik në qiellin e Irakut! RRËZOHET avioni i Forcave Ajrore Amerikane me 5 anëtarë të ekuipazhit në bord

Një avion KC-135 Stratotanker i Forcave Ajrore Amerikane,  i cili është avion furnizimi me karburant, është rrëzuar në Irakun perëndimor të enjten në mbrëmje, sipas njoftimit të dhënë nga ushtria amerikane, e cila specifkioi se  incidenti “nuk ishte për shkak të zjarrit armiqësor apo miqësor”, por përfshinte një tanker të dytë amerikan.

Të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e cisternës që u fundos. Një deklaratë nga Komanda Qendrore e SHBA-së tha se përpjekjet e shpëtimit ishin duke vazhduar, por nuk specifikoi nëse ndonjë anëtar i shërbimit amerikan ishte lënduar ose vrarë.

“Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore miqësore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. Dy avionë u përfshinë në incident.

Njëri prej avionëve u rrëzua në Irakun perëndimor dhe i dyti u ul në mënyrë të sigurt. Kjo nuk ndodhi për shkak të zjarrit armiqësor apo të zjarrit miqësor.” thuhet në njoftimin e CENTCOM, duke përdorur emrin që Pentagoni u ka dhënë operacioneve amerikane kundër Iranit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT