FOTO/ Kandidat për President të SHBA, Steve Forbes ka qenë në Vlorë në 1998, botues i revistës prestigjoze “Forbes”

Ai është një ndër njerëzit më të suksesshëm në botë dhe revista prestigjoze që ai drejton, po ashtu ndër mediat më me ndikim e më të shitura. Por kujt do t’ia merrte mendja se Steve Forbes kishte qenë në rreth tre dekada më parë në Vlorë.
Ish-ministri socialist Arben Malaj ndan një fotografi me biznesmenin dhe kandidatin e dikurshëm brenda Partisë Republikane për President të SHBA, dhe thotë se ka qenë ai që e ka sjell Steve Forbes në qytetin e bukur buzë Jonit.
“Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa me shume Vloren tonë te mrekullueshme. Në këtë foto jam me Steve Forbes.
Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze ‘FORBES’. Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë”, shkruan ish-ministri Arben Malaj.