Filip Çakulli publikoi FAKTET se “Partizani” s’është në pronësi të Olsi Ramës, vjen reagimi nga Berisha, lideri demokrat shpërthen me AKUZA: Ti je manipulator, bixhozxhi i sëmurë

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme, lideri demokrat, Sali Berisha e cilësoi Çakullin si “manipulator dhe bixhozxhi i sëmurë”, duke ngritur akuzat se përfituesit kryesorë të aktiviteteve në klubin e Partizanit janë Olsi dhe Edi Rama.

Në fjalën e tij Berisha akuzoi se klubi është në praktikë të “familjes Rama”.

Deklarata e Berishës vjen pak ditë pas reagimit të bërë nga Çakulli i cili shkroi se aksionet janë tërësisht të biznesmenit Gazment Demi, ndërsa për Ols Ramën sqaroi se ai ka statusin e “rrogëtarit” në bordin drejtues.

Pjesë nga konferenca:

Pyetja nga Albanian Americans: Doktor, megjithëse jemi tifozë, duhet të dilje ti për pastrimin e parave në klubet e futbollit, që të merrnim vesh se Filip Çakulli qenka drejtor bordi tek Partizani. A ka lënë ndonjë gjë pa marrë ky bixhozxhiu?

Sali Berisha: Filip Çakulli, ia thatë vetë ju ato, është një manipulator dhe bixhozxhi i sëmurë. Por ai në bixhoz përdor vetëm sasinë që i lë Olsi Rama, se përfitues dhe parelarës kryesor është Olsi dhe Edi Rama aty. Të garantoj. Gazin e kanë si figurant se edhe ai është një lupo. Gaz Demi. Por ai është klubi i familjes Rama. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT