Fenomen i rrallë në Australi, qielli bëhet i kuq përpara një cikloni tropikal (VIDEO)

Një fenomen i rrallë ka ndodhur ditën e djeshme në Australi, ku një stuhi e fuqishme pluhuri, e shkaktuar nga cikloni tropikal Narelle, ka transformuar qiellin në ngjyrë të kuqe.
Ngjyrat e pazakonta u krijuan nga kombinimi i rërës së ngritur nga erërat e forta me dritën e diellit në perëndim, duke ofruar një spektakël.
Pamjet e publikuara nga banorët dhe turistët, veçanërisht në zonën e Parkut të Karavanëve Shark Bay, tregojnë se si rëra ka mbuluar gjithçka, ndërsa qytetarët përgatiten për të përballuar ndikimet e ciklonit.
Ndërkohë, stafi i parkut ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur: “Shumë e çuditshme jashtë dhe gjithçka është e mbuluar me pluhur. Nuk ka shumë erë ende. Shpresojmë të bjerë shi i mjaftueshëm për të larë të gjithë këtë pluhur”.