“Eskortat e famshme i quajmë “VIP”, janë shtuar shumë”, gazetarja shqiptare e thotë hapur: Nuk mund të bësh jetë luksoze kur e ke rrogën 1 mijë euro

Gazetarja e sportit Sabina Mete, e njohur për deklaratat e saj të bujshme, edhe këtë herë ka marrë vëmendjen mediatike pasi ka dhënë mendimin për mënyrën e jetesës që bëjnë disa nga vajzat “VIP” në Tiranë.
Teksa ka komentuar deklaratat e Grida Dumës lidhur me fenomenin e eskortave, Sabina ka deklaruar në “Top Albania Radio” se “Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP”.
Gazetarja më tej ka deklaruar se ka disa mënyra për të bërë para, por sipas është shtuar fenomeni për të bërë “lekë” shpejt.
“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Mbase këto eskortat VIP mund të ndryshojnë nga çmimi, nuk e di. E ndoqa emisionin në fakt, edhe për sa i përket çmimeve, punës dhe orareve. Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë atë jetën që do, varet ti si do ta zgjedhësh, si do ta përdorësh jetën tënde, trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën. Megjithatë janë shtuar kaq shumë dhe ka kaq shumë njerëz që vërdallë pa ndonjë aftësi të spikatur, jo vetëm në media por kudo, por secili ka rrugën e vet dhe merr përsipër riskun e tij. Për aq kohë sa u jepet hapësirë dhe mundësi, pse jo”, u shpreh ajo.
Ndërsa Meta ka theksuar në fjalën e saj se nuk mund të bësh jetë luksi apo të bësh pushime në vende luksoze, duke patur rrogën 1 mijë euro. Sipas saj, ky është realiteti që përballen një pjesë e madhe e shoqërisë.
“Ti i kupton gjërat se si ndodhin, sepse jetojmë këtu dhe kemi një rreth shoqëror nga ku marrim informacione. Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi apo të udhëtosh në Mykonos, sepse këto janë shpenzime të konsiderueshme. Po flasim për realitetin e pagave që kemi. Nëse një studente vjen në Tiranë dhe nuk ka një banesë të sajën, duhet të përballet me qiranë, faturat dhe shpenzimet bazë. Atëherë çfarë do zgjedhë më parë? Të përballojë jetesën apo të ndjekë një stil të shtrenjtë, si për shembull të blejë një çantë Gucci, që në shumë raste rezulton të jetë jo origjinale?”, tha Sabina Mete.