Era e fortë mbulon me rërë shëtitoren e Himarës, “fundosen” stolat dhe hapësirat ku kalojnë qytetarët

Shëtitorja e Himarës është mbuluar sot nga një sasi e madhe rëre, si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë zonën.
Era e fuqishme ka zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Si pasojë, rëra ka mbërritur deri në shëtitore, duke mbuluar stolat si dhe hapësirat ku zakonisht kalojnë qytetarët dhe turistët.
Banorët e zonës shprehen të habitur nga ky fenomen, i cili sipas tyre ndodh rrallë dhe jo në përmasa kaq të mëdha.
Për shkak të sasisë së konsiderueshme të rërës së depozituar, pritet ndërhyrja e bashkisë me mjete për pastrimin e zonës dhe rikthimin e situatës në normalitet.