Elda Hoti fton qytetarët në protestën e opozitës, komentuesit e “masakrojnë”: Të dalim për të mbrojtur vëllain tënd trafikant droge? (FOTO)

Opozita të dielën e 22 dhjetorit në orën 18:00 do të mbajë Protestën e radhës kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Në lidhje me këtë protestë, deputetët e opozitës kanë dalë në terren për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit të tyre. Një nga deputet që ka dalë në terren është edhe Elda Hoti, por duket se komentuesit e kanë “kryqëzuar” demokraten.
Pas kritikave për protestën, disa komentues i kanë përmendur Hotit arrestimin e vëllait të saj, Markelian Hoti në Itali për trafik kokaine.
Një komentues shkruan se nuk mund të shkojë në protestë, pasi nuk do që të mbrojë vëllain e saj trafikant.
“Te mbrojm trafikantin tend , vellan tend dhe motren e Gerdecit te atij shpifarakut , Balliu , apo per Sali kriminelin ?!!!”, shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër qytetare, i përmend Hotit arrestimin e të vëllait dhe se janë “opozitë oligarkës”
“Po vellai I juj qe u kap me droge ne Itali bashke me burrin tend qe Jane te arrestuar !!! Ju jeni opozit oligarkes”, shkruan një tjetër komentuese.
Ja disa komente të tjera:
Kujtojmë që vëllai i deputetes Elda Hoti Markelian Hoti u arrestua me 19 shkurt nga autoritetet italiane. Pas disa muajsh kërkime, gjurmët e tij çuan në Itali. Hetimi u finalizua nga Skuadra “Flying” e Policisë së Shtetit në Romë, e drejtuar nga Roberto Pititto. Hoti u lokalizua në një apartament B&B në rrugën Via Giovanni Cicali, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku qëndronte së bashku me të dashurën e tij.
Sipas mediave italiane, ai kishte arritur të jetonte si një “fantazmë”, pasi pronari i strukturës akomoduese nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në portalin policor “Alloggiati Ëeb”, sistem që përdoret për njoftimin e autoriteteve mbi identitetin e personave që akomodohen në struktura turistike. Ky mosregjistrim e kishte bërë praktikisht të padukshëm për kontrollin e zakonshëm policor.
Ndërkohë edhe bashkëshorti i saj, rezulton i arrestuar për drogë në vitin 2016. Në atë kohë, Ladi Ndoja, bashkëshorti i Elda Hoti, u arrestua në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti Ndojas në atë kohë, 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura.