Edi Rama promovon Mallakastrën për “Ditën e verës”, i bashkohet thirrjes së deputetit: Le ta mirëpresim pranverën me atmosferë festive

Kryeministri Edi Rama ka promovuar qytetin e Mallakastrës si vendin ideal për të shijuar 14 marsin, që njihet ndryshe dhe si “Dita e Verës”.

Përmes një postimi të bërë në rrjet, duke iu bashkuar thirrjes së deputetit Klevis Jahaj, Rama fton të gjithë qytetarët që të kalojnë një 14 mars të veçantë në Mallakastër, me muzikë e një atmosferë festive të paharrueshme.

Gjithashtu kryeministri zbuloi dhe agjendën e ditës festive ku mësohet se duke nisur nga ora 10 e deri në 16:00 këngëtarët live, këndi i fëmijëve me plot surpriza, parada e motorave Vespa, makina retro dhe shumë aktivitete të tjera do ta shndërrojnë këtë ditë në një kujtim të veçantë për të gjithë.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT