“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, thekson se protesta nuk mund të justifikojë dhunën kundër qytetarëve.

Reagimi i plotë i Ambasadës gjermane në Tiranë:

Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT