“E meriton…!” Ora luksoze për Taulant Ballën, Çim Peka i nxjerr socialistit bisedën e tij me “skifterin”

Çim Peka, drejtuesi i emisionit “Çim Peka Live” në SYRI TV, ka publikuar një natë më parë një fotografi, për të cilën pretendon se paraqet një bisedë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës me një person tjetër të paidentifikuar.
Sipas Pekës, imazhi është kapur në një moment kur Balla ka qenë i pranishëm në studion e emisionit Opinion, ndërsa në ekran shfaqet një komunikim ku personi tjetër i dërgon një fotografi të një ore luksoze. Në këtë bisedë, sipas fotos së postuar nga gazetari, Balla shprehet se ora është “e papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet se “e meriton pas asaj dite”.
Vlen të theksohet se Taulant Balla nuk ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në puntatat më të fundit, por disa muaj më parë. Kjo ngre dyshime se fotografia mund të jetë realizuar në atë periudhë dhe është bërë publike vetëm së fundmi nga Çim Peka.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Taulant Balla lidhur me këtë publikim dhe sa i përket vërtetësisë së kësaj bisede.
Biseda e cila pretendohet se është kapur në telefonin e Taulant Ballës:
-Taulant Balla: Po pra është e papame
– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite
– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera
– Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..
– Taulant Balla: Po.