E ëma bleu apartament 310 mijë euro në Bllok, Kryemadhi me dosjet e SPAK: E kanë hetuar në qelizë

Monika Kryemadhi ka shpalosur në “Top Story” dokumentet e dosjes së SPAK për Ilir Metën dhe atë. Ajo tregoi se si u morën borxhe 310 mijë euro për të blerë apartamentin, por ndër të tjera zbulon detajet rreth hetimeve.
“Në paguanim 1500 euro në shtëpinë që jetonim në Bllok. Një pjesë e kishte mamaja një pjesë e kisha un. Ne sapo kishim hyrë në shtëpi, isha me tre fëmijë të vegjël, Ilir Meta nuk ishte shumë në shtëpi atë kohë pasi ishte procesi i liberalizimit të vizave. Pronari i shtëpisë kishte një kredi dhe më pas banka po ia merrte. Mua më thonë pse nuk e blen, ku me marrjen e një kredie ne do të paguanim 1000 euro në muaj.
Unë duke parë dosjet e SPAK, ata pretenduan se ne nuk e kishim deklaruar këtë. Të mendosh se në 2010 ne nuk e kishim deklaruar këtë. Është deklarimi i pasurisë. Adriatik Llalla në 2009, atë që SPAK pretendon se Ilir Meta nuk e ka deklaruar. Është blerë në 2002 dhe është shitur në 2006. Po ta shikosh, deklarimi i pasurisë i ka kthyer në 24 i gjashti”, u shpreh Kryemadhi.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se mamaja e saj, e cila pretendohet se ka blerë apartament 310 mijë euro në Bllok, është hetuar nga ILDKPI.