E akuzuan për plagjiaturë në pr/ligjin e arsimit, Kushi u kthehet “flakë për flakë” Vokshit e Zhupës: Hiqeni si ideatore reformash të mëdha…

Deputetja Evis Kushi, propozoi sot në parlament projektligjin i cili parashikonte disa ndryshime në ligjin për arsimin, mes tyre edhe pagat e mësuesve të diplomuar në institutet pedagogjike.
Mirëpo, ky projektligj u përball me akuza dhe kundërshti nga opozita, ku deputetet Ina Zhupa dhe Albana Vokshi, pretenduan se në të vërtëtë ky nuk ishte një projektligj i bërë nga Kushi por prej Zhupës dhe akuzuan ish-ministren për plagjiaturë.
Pasi u akuzua edhe nga Albana Vokshi, deputetja Evis Kushi mori fjalën për replikë, ku ndër të tjera sqaroi se projektligji në fjalë i propozuar nga Ina Zhupa, kishte në fokus arsimin e lartë dhe nuk kishte baza ligjore si edhe shtoi se ai projektligj nuk u votua nga vetë PD në komision.
“Zonja Vokshi, nuk është e informuar sepse nuk ka qënë në parlament duhet ta dini që kolegët e opozitës nuk e votuan propozimin e koleges Zhupa, nuk arriti dot të mblidhte as 17 vota. E para nuk e votuat dhe tani bëni tani hipokrizi sikur ju vjen keq” është shprehur Kushi teksa në sallë është krijuar zhurmë për shkak të mbivendosjes së fjalëve të deputeteve, sa nënkryetarja e kuvendit ka kërkuar disa herë të dëgjojnë njëra-tjetrën.
Pjesë nga debati:
Evis Kushi: Zonja vokshi, nuk është e informuar sepse nuk ka qënë në parlament duhet ta dini që kolegët e opozitës nuk e votuan propozimin e koleges Zhupa, nuk arriti dot të mblidhte as 17 vota.
E para nuk e votuat dhe tani bëni tani hipokrizi sikur ju vjen keq
(Ju lutem kolege dëgjoni njëra tjetrën.)
Po më dëgjo pra e kërkova fjalën të sqaroj. Kolegët tuaj nuk e votuan zonjën Zhupa, nëse do ta kishin votuar dhe nëse do tu vinte keq… (ndërpritet)
Vetëm per respekt kolegesh më dëgjoni..
Po e hiqni zonjën Zhupa si ideatorja e reformave të mëdha në arsim, nisma e zonjës Zhupa erdhi si një përgjigje ndaj mësuesve që u kishte rënë paga, dhe zonja Zhupa bëri një propozim në ligjin e arsimit të lartë ku është e pamundur sepse me nismën e Zonjës Zhupa, i binte që tu jepnim diploma. Po ju sicc jeni mësuar me kristale dhe me vitrina jepni diploma, hajde tani tu japim diploma pavarësisht se ccfarë studimesh keni bërë.
Nisma e zonjës zhupa e kishte qëllimin pozitiv, por nuk u zgjidh dot me projektligjin që propozoi, të nuk ishte në përputhje me ligjin e arsimit të lartë.
Mësuesit erdhën dhe tek ju dhe tek ne, ju nuk ia zgjidhët dot, tani ne nuk do ja lemë pa ja zgjidhur problemin dhe e hartuam sicc duhet me ekspert me juristë.
Kjo është mënyra se si erdhi projektiligji, shumë turp që ne diskutojmë jo e jona jo e juaja, është e të gjithëve, rëndësi ka që mësuesit të marrin zgjidhjen ky pojektligj ja jep, ju sja jepnit, ju nuk e votuat
Ina Zhupa: Ta kishte vjedh tamam, do ja kisha votuar edhe unë
Ju e përjashtuat 3 muaj nga kuvendi zonjën Zhupa nuk kishte si të votonte, ajo që duhet të të vijë trup është një zgjedhje gjysmake për mëuesit.
Unë kam kërkuar dhe rikërkoj në ligjin e arsimit të lartë, sepse duhet rregulluar njëherë ë mirë, nisma juaj është gjysmake se doni ti vidhni paratë e buxhetit të shtetit.