Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT