Dy javë mes flakëve dhe terrorit! Vijojnë sulmet në Lindjen e Mesme, dalin PAMJET: Irani godet fort Izraelin, 20 shpërthime trondisin vendin

Ditën e sotme u shënua plot dy javë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet vijojnë të rriten, përmes sulmeve të reja dhe përplasjeve të vazhdueshme diplomatike.
Edhe pse Trump njoftoi paraprakisht i isigurt se lufta është drejt fundit, 20 shpërthime të reja raportohet të kenë ndodhur pasditen e sotme në Izraelin qëndror, pas të cilave fshihen sulmet e ashpra iraniane.
Lajmi për 20 shpërthimet e ndodhura ditën e sotme është konfirmuar nga mediat e huaj Nexta.Tv të cilët postuan në “X” pamje nga situata aktuale në Lindjen e Mesme.
“Më shumë se 20 shpërthime u dëgjuan në Izraelin qendror: ishte një sulm nga Irani duke përdorur raketa balistike me koka bërthamore thërrmuese” raporton Nexta.Tv.
Ditën e sotme, turma iranianësh të pashqetësuar nga bombat izraelite u mblodhën në rrugët e qyrteteve anë e mbanë vendit për ditën e “Al Quds” një tubim ndërkombëtar vjetor në mbështetje të palestinezëve.
Njerëzit marshuan duke valëvitur flamuj e duke mbajtur në duar portrete të Udhëheqësit Suprem Ajatollah Mojtaba Khamenei dhe babait të tij të vrarë Ali Khamenei në Teheran, raporton CNN.