Dritë jeshile për mbarimin e luftës në Lindjen e Mesme! Presidenti iranian pranon negociatat: Mjafton të dëmshpërblehemi e të njihen të drejtat tona legjitime

Përmes një postimi të bërë në “X” presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka dhënë dritë jeshile për mbarimin e luftës në Lindjen e Mesme, vetëm nëse Iranit i plotësohet një kusht.
Pezeshkion tha se është i gatshëm t’i japë fund lufttës nëse në çdo rezolutë përfshihet njohja e të drejtave të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë ndërkombëtare kundër sulmeve të ardhshme.
Dakordësimi i Pezeshkainit për t’i dhënë fund terrorit në Lindjen e Memse vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike intensifikohen për të shuar konfliktin ndërsa marrëdhënia e Iranit me Rusinë paraqitet mjaft mirë.
Postimi i Masoud Pezeshkian:
Duke folur me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit, riafirmova angazhimin e Iranit për paqen në rajon. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte – të ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të – është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm.