Donald Trump “i kënaqur” me luftën ndaj Iranit: Ata e meritojnë këtë, situata po ecën me ritme të shpejta

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se situata me Iranin po ecën me ritme të shpejta dhe se SHBA po merr hapat e nevojshëm për të ndaluar ambiciet bërthamore të Teheranit. Ai e cilësoi Iranin si “një komb terrori dhe urrejtjeje” që po paguan një çmim të rëndë, që e ka merituar.

Trump theksoi gjithashtu se ushtria amerikane është “e pashembullt” dhe se asnjë vend nuk ka një forcë të tillë ushtarake. Ai kritikoi presidentët e mëparshëm për mungesën e veprimeve vendimtare gjatë dekadave të fundit, duke thënë se kjo duhej të ishte bërë prej kohësh.

Donald Trump u shpreh se SHBA po bën atë që “duhej bërë gjatë një periudhe 47-vjeçare”, duke nënvizuar se vendimet e marra së fundmi i shërbejnë sigurisë globale.

Në një front tjetër, një front krejtësisht të ndryshëm, situata me Iranin po ecën shumë shpejt. Po ecën shumë mirë. Ushtria jonë është e pakrahasueshme. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë. Ne po bëjmë atë që duhet bërë, duhej të ishte bërë gjatë një periudhe 47-vjeçare, mund të ishte bërë nga shumë njerëz të ndryshëm që zgjodhën të mos e bënin. Por ata janë vërtet një komb terrori dhe urrejtjeje, dhe po paguajnë një çmim të madh tani.”-tha Trump.

Nga ana tjketër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “tirani i vjetër u eliminua, ndërsa i riu nuk guxon të shfaqet”, duke nënvizuar se presioni mbi Iranin po jep rezultatet e veta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT