Djali i Khameneit u zgjodh lider suprem i Iranit, Izraeli bën deklaratën E FORTË: Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist do të jetë objektiv për ELIMINIM

Ditën e djeshme u raportua se djali i Khameneit  Mojtaba Hosseini Khamenei u zgjodh Lider Suprem i Iranit, një vendim ky i aprovuar nga i njëjti organ kishte zgjedhur edhe Ali Khamenein në krye të shtetit në vitin 1989.

Por ditën e sotme ka ardhur një deklaratë e fortë nga Izraeli, i cili ka paralajmëruar se çdo udhëheqës i ri i emëruar nga klerikët në pushtet të Iranit do të ishte “një objektiv i qartë për eliminim”

“Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian do të jetë një objektiv i qartë për eliminim – unë dhe Kryeministri kemi udhëzuar IDF-në që të përgatitet dhe të veprojë me të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer misionin si pjesë integrale e objektivave të Operacionit ‘Zhurma e Luanit’”, tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

Ndërsa më tej shtoi se: “Nuk ka rëndësi emri i tij apo vendi ku fshihet. Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë të plotë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta përmbysë atë dhe ta zëvendësojë atë.”

Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja kanë pohuar se sulmet e tyre do të krijonin kushtet që populli iranian të krijojë një qeveri demokratike dhe të rivendosë paqen në rajon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT