“Detyrim moral të votoj Tom Doshin!”, blerjet e votave për të fituar udhëheqjen e Shqipërisë, SPAK publikon shifrat: 70 procedime penale nga zgjedhjet e 11 majit

Pas mbylljes së zgjedhjeve të 11 majit, SPAK konfirmoi sot se janë zhvilluar në total 70 procedime penale nga të cilat u vendosën nën hetim 27 persona.
Për këtë SPAK bën me dije se konkretisht janë regjistruar 46 procedime penale nga të cilat janë hetuar 9 persona në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa sqarohet se 48 procedimet penale nga të cilat janë vënë nën hetim 18 persona, kanë të bëjnë me dyshimet e blerjes së votave në zgjedhjet e mëparshme.
Kujtojmë se i akuzuar për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit është kryebashkiaku i Vaut të Dejës, gjykimet ndaj të cilit janë në vijm.
Referuar provave dhe dëshmive të deritanishme është zbuluar se Kristian Shkreli dyshohet të ketë blerë votat e qytetarëve për të siguruar fitoren e kreut të PSD-së, Tom Doshit.
Edhe pse në deklaratat e tij të dhëna para SPAK ka mohuar te këtë blerë votat e qytetarëve, ndaj Shkrelit vijojnë hetimet për korrupsion zgjedhor.
Jo pak herë, Shkreli ka pretenduar se u ka ardhur në ndihmë banorëve të Strajkës duke u mundësuar atyre furnzimin me energji elektrike, me pretendimin se veprimi i tij nuk ka lidhje me blerjen e votave.
Mirëpo në dëshmitë e dhëna gjatë seancave gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, njëra prej qytetarëve, ndonëse ka mohuar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga ai, është shprehur se e ka pasur si detyrim moral që të votonte familjarisht Tom Doshin.