DETAJE/ SHERR i dhunshëm në Tiranë, të rinjtë dhunojnë brutalisht dy vëllezërit, ishin duke pirë te një lokal në Yzberisht

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se një grup me të rinj kanë dhunuar brutalisht dy vëllezër.
Konkretisht ngjarja është regjistruar në një lokal në zonën e Yzberishtit ky pesë të rinj kanë rrahur dy vëllezërit.
Kanë qenë forcat e Shqiponjës ata të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë parandaluar tragjedinë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e të rinjve.
Vlen të theksohet se të gjithë personat e përfshirë në këtë sherr ishin nën efektin e alkoolit. Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që priten më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje si dhe një reagim zyrtar nga Policia e Tiranës.