Del VIDEO: Momenti kur nëndetësja amerikane fundos një anije luftarake iraniane pranë Sri Lankës, KONFIRMOHEN 80 viktima

Lajmi për fundosjen e një anije luftarake iraniane në brigjet jugore të Sri Lankës nga një nëndetëse amerikane është konfirmuar dhe nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth.
Në lidhje me këtë ngjarje, Departamenti i Luftës i SHBA-së publikoi videon e momentit kur nëndetësja shënjestron dhe torpedon fregatën iraniane.
Nga ana tjetyër, zëvendësministri i Jashtëm i Sri Lankës njoftoi se të paktën 80 persona u vranë në sulmin ndaj fregatës IRIS Dena, e cila po kthehej në Iran nga një port lindor i Indisë.
Autoritetet e Sri Lankës njoftuan se shpëtuan 32 persona që ishin në anije dhe nxorën 87 trupa nga deti. Ndërsa rreth 60 persona janë aktualisht të zhdukur.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes së Sri Lankës thanë se anija, e cila kishte një ekuipazh prej 180 personash, u sulmua nga një nëndetëse dhe rreth 140 persona rezultojnë të zhdukur pas incidentit në brigjet e vendit në Oqeanin Indian.
Fregata po kthehej nga një stërvitje në të cilën ishte ftuar nga India.
https://t.co/PiqQpVIrMu pic.twitter.com/Wc1e0B0um7
— Department of War 🇺🇸 (@DeptofWar) March 4, 2026