Çfarë shkarkoi në Durrës?! SKANDAL i madh në Port, anija panameze largohet pa lejen e Policisë Kufitare, kapiteni turk nuk pyeti për autoritetet! Mister ngarkesa 70 tonëshe

Një skandal i rëndë raportohet se ka ndodhur ditët e fundit në Portin e Durrësit, pasi Policia Kufitare ka nisur hetimet ndaj kapitenit turk të një anije nën dyshime për shklejen e rregullave detare.
Bëhet me dije se kanë nisur hetimet për shtetasin turk A. K., 39 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Sipas grupit hetimor, kapiteni është larguar nga Porti i Durrësit pa vënë në dijeni autoritetet.
Bëhet fjalë për anijen STEFANY, për të cilën thuhet se ka pasur mospërputhje sa i përket sasisë së ngarkesës.
Anija ka shkarkuar 3300 ton superfosfat rifuxho në Porto Romano, ndërkohë që gjatë verifikime janë konstatuar një mungesë prej rreth 70 tonësh, diçka që është konfirmuar dhe nga gazetari Gjergj Thanasi.
Ai shkruan se e kishte paralajmëruar mbërritjen e anijes STEFANY që më 8 mars. Sipas Gjergj Thanasit, anija STEFANY ka ndryshuar destinacionin duke veshur me mister atë që ka ndodhur në Portin e Durrësit.
Postimi i gazetarit:
Të dashur miq unë që në datën 8 mars e paralajmëroja ardhjen e kësaj anijes STEFANY. Paralajmëroja madje që anija në momentin e fundit mund të ndërronte destinacionin nga Porti i Durrësit për në Portin MBM (Porti Kastrati).
Mendova se shokët e policisë së antiterrorit dhe të policisë politike shqiptare (SHIK), ngaqë e monitorojnë rreptësisht facebook -un tim, do t’i kishin lajmëruar paraprakisht për këtë anije organet kompetente (Kapitaneria e portit, dogana, policia kufitate dhe e emigracionit etj). Jazëk u qofshin paratë e taksave të shqiptarëve shokëve të SHIK dhe të antiterrorit. Na fëlliqën, se nuk po e kryejnë detyrën fare.
Meqë jemi këtu u bej apel kolegëve gazetarë të investigojnë atë diferencën prej 70 (shtatëdhjetë) tonësh ne ngarkesën e anijes. Vallë cfarë mund të kenë qenë këto 70 ton mallra të ngarkuara në Portin e Haifas, që në Portin Kastrati afër Durresit rezultojnë të zhdukura (për hollësi shiko dokumentacionin e spontimit të ngarkesës)?!?!?!
Janë vetëm 70 ton dmth jo ndonjë gjë e madhe….