Çfarë po “luan” Serbia?! Blen raketa në Kinë dhe KËRCËNON rajonin, REAGON edhe BE-ja

Pasi Serbia bleu raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina, ka reaguar Bashkimi Evropian, duke i kërkuar Beogradit të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se rruga drejt BE-së do të thotë stabilitet rajonal dhe shmangie e konflikteve.
Ndërsa Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e pranoi publikisht blerjen e raketave duke e bërë Serbinë vendin e parë në Evropë që zotëron tashmë këtë lloj armatimi.
Ky veprim ka ngjallur shqetësime te vendet fqinje, sidomos te Kroacia dhe Kosova, të cilat e shohin si një hap që rrit tensionet në rajon.
Bashkimi Evropian ka dyshime se Serbia po thellon bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë, duke u larguar nga siguria e mbrojtjes së NATO-s.
Të dhënat e Institutit SIPRI gjatë viteve 2020-2024 ka raportuar se Serbia ka importuar shumicën e armëve nga Kina dhe Rusia, përkatësisht 57% dhe 20%, duke krijuar varësi nga këto dy shtete.
Ndërkohë, Kroacia ka paralajmëruar se do të diskutojë këtë çështje me aleatët e NATO-s, ndërsa Kosova e ka cilësuar si një hap agresiv që synon të forcojë pretendimet territoriale të Beogradit.