“Çfarë do i thoni ju pacientëve?” Nuk do të bëhen analiza pas datës 20, Agron Shehaj “shpërthen” ndaj ministres së Shëndetësisë: Mjaft u tallët me qytetarët

Në konferencën e dhënë ditën e sotme për mediat, në fjalimin e mbajtur nga ministrja e shëndetësisë Evis Sala u zbulua se pacientët në QSUT nuk do të mund të bëjnë analizat e nevojshme mjekësore për shkak të mungesës së fondeve. Ndërkohë në lidhje me këtë deklaratë ka bërë një reagim kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

I cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, e ka quajtur këtë deklaratë të ministres një tallje.

“Është çmenduri! Çfarë i thoni ju pacientëve kur vijnë në datën 21? I thoni më vjen keq, në këtë spital ta dish, ne mund të të shtrojmë por ne këtu nuk bëjmë analiza deri në datën 1? Ko është çmenduri!

Kjo është gjendja e spitaleve shtetërore në Shqipëri dhe pastaj tallet duke u thënë po ne jemi të vetëdijshëm, e dimë që nuk është e pranueshme por brenda vitit do ta zgjidhim Prisni dhe 9 muaj” thotë ndër të tjera Shehaj.

Duke ironizuar më tej: “Në këto 9 muaj mund të vini deri në datën 20, pas datës 20 mos hajdeni kot në spital sepse ne nuk bëjmë analiza, por nga data 1 Janar do ta zgjidhim dhe mund të vini në spital kur të doni”

Në përfundim ai i ka bërë thirrje ministres, që të shpenzojnë para për analizat dhe jo duke u korruptuar “Është shumë e thjeshtë, anuloni PPP-të korruptive që SPAK-u po heton për korrupsion, anuloni ato dhe me ato para mund të bëni analiza nga data 1 deri në datën 31 të çdo muaji. Kjo është zgjidhja” thotë ai.

Agron Shehaj: E dinit që në spitalet shtetërore pas datës 20 të çdo muaji nuk bëjnë më analiza? Mund të duket e pabesueshme por këtë e thotë vetë ministrja e Shëndetësisë. Dëgjojeni: E pabesueshme, ministrja pranon që pas datës 20 të çdo muaji në spitale nuk mund të bëhen analiza. Por çfarë spitali është ky? Një spital ku nuk bëhen analiza pas datës 20, si kurohen njerëzit pa bërë analizat zonja ministre?

Është çmenduri! Çfarë i thoni ju pacientëve kur vijnë në datën 21? I thoni më vjen keq, në këtë spital ta dish, ne mund të të shtrojmë por ne këtu nuk bëjmë analiza deri në datën 1? Ko është çmenduri!

Kjo është gjendja e spitaleve shtetërore në Shqipëri dhe pastaj tallet duke u thënë po ne jemi të vetëdijshëm, e dimë që nuk është e pranueshme por brenda vitit do ta zgjidhim Prisni dhe 9 muaj

Në këto 9 muaj mund të vini deri në datën 20, pas datës 20 mos hajdeni kot në spital sepse ne nuk bëjmë analiza, por nga data 1 Janar do ta zgjidhim dhe mund të vini në spital kur të doni.
Kjo është e pabesueshme. Zonja ministre mjaft u tallët me qytetarët. Duhen para për analizat zonja ministre. Është shumë e thjeshtë, anuloni PPP-të korruptive që SPAK-u po heton për korrupsion, anuloni ato dhe me ato para mund të bëni analiza nga data 1 deri në datën 31 të çdo muaji. Kjo është zgjidhja

Back to top button
LAJMET E FUNDIT