Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

Duke cituar Komisionin e Venecias, deputeti i PD-së teksa lexon raportin rekomandues për çështjen “Balluku” në foltoren e Kuvendit, sqaron ekzaktësisht rolin e këtij të fundit.

“Është detyrë e Kuvendit të verifikojë vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë, që deputeti të mos jetë peng i abuzimit politiko-partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare”, theksoi ai.

Në të kundërt sipas tij, bëhet shqyrtim ligjor, në shkelje të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT