Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, lexoi në seancën plenare raportin rekomandues të përfaqësuesve të opozitës të Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku.

Ai kërkoi që Kuvendi të votojë por heqjes së imunitetit dhe t’i hap rrugën drejtësisë për të vijuar hetimet. Bylykbashi tha se ruajtja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku do të përbënte një goditje për integrimin e vendit dhe vetë reformën në drejtësi. Bylykbashi theksoi gjithashtu se vendimet e Kuvendit duhet të mbrojnë interesin publik, reputacionin e Parlamentit, të mos pengojnë drejtësinë dhe të respektojnë kompetencat e sistemit gjyqësor.

“Ruajtja e imunitetit në këtë rast është cenim i barazisë para ligjit, që është vetë thelbi i shtetit të së drejtës. Sot është rruga që ky Parlament të mos bëhet strehë e kriminalëve. Rregullat e imunitetit në vetvete dhe një vendimmarrje për mos heqjen e imunitetit në rastin konkret do të minonte besimin e publikut te Kuvendi, dhe Kuvendi pa asnjë dilemë duhet të miratojë dhënien e autorizimit për kërkesën e SPAK. Nëse Kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit dhe pengimin e drejtësisë, kjo do të ishte një goditje për reformën në drejtësi dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë, si dhe një pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ne nuk kemi rrugë tjetër përveç BE-së. Mbajtja e imunitetit do të tregojë hapur mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe do të përbëjë një hap pas në rrugën e integrimit evropian. Në këtë mënyrë, Kuvendi do të godasë fort pritshmëritë e qytetarëve për t’u bashkuar me familjen evropiane. Duhet të mbështetemi në ruajtjen e interesit publik, në mbrojtjen e reputacionit të Parlamentit, në mospengimin e drejtësisë dhe në mosndërhyrjen në kompetencat e drejtësisë”, tha Bylykbashi.

Sipas raportit, Bylykbashi tha se SPAK ka paraqitur para Këshillit të Mandateve11 fakte penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Ai kërkoi që Kuvendi të votojë për heqjes së imunitetet të Ballukut, duke i hapur rrugën SPAK për të vijuar me masën e sigurisë së heqjes së lirisë ndaj deputetes.

“Sipas SPAK ka paraqitur 11 fakte penale të shkeljes së barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Në përfundim të shqyrtimit nga Këshilli, përfaqësues të opozitës rekomanduan që deputetët të votojnë pro për miratimin e heqjes së imunitetit të Ballukut, duke vendosur dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin apo heqjen e lirisë për Ballukun”, tha ai.

Sipas Bylykbashit, imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal, por ka për qëllim mbrojtjen e funksionimit të Parlamentit. Ky është edhe opinioni i Komisioni i Venecias, sipas të cilit imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye dhe kur akuzat nuk kanë motiv politik.

“Imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por qëllimi kryesor është mbrojtja e vetë Parlamentit dhe funksionimit të duhur të tij, ishte edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Sipas tyre imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka arsye në raste kur akuzat nuk kanë motiv politik. Ushtrimi i përgjegjësisë kushtetuese nga ana e Kuvendit për të dhënë autorizimin që zyrtari të zhvishet nga paprekshmëria duhet të synojë vetëm funksionimin e Parlamentit dhe nëse akuza është e motivuar politikisht. Kuvendi nuk duhet të kalojë kompetencat e tij dhe të uzurpojë kompetencat gjyqësore. Kuvendi ka vetë një detyrë, të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përndjekjeve apo abuzive politiko-partiake për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare”, tha ai.

Bylykbashi theksoi gjithashtu se Kuvendi nuk duhet të kalojë kompetencat e tij dhe të uzurpojë ato gjyqësore, por ka detyrë të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përndjekjeve apo abuzimeve politike.

“Nga deputetët e pakicës në Këshillin e Mandateve, mbahen në konsideratë standardet e Venecias, sipas të cilit organi që shqyrton imunitetin nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes; vendimi duhet të bazohet mbi faktet, siç parashikojnë autoritetet, dhe jo mbi konsiderata të tjera politike. Kuvendi nuk ka kompetencë për të caktuar llojin e masës së sigurisë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT