Burra dhe gra të rreshtuar duke e dëgjuar me gjithë vëmendje, Berisha një kërkesë për administratën dhe shqiptarët: Në 12 mars ju dua para Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sërish “foltoren” e radhës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha u ndal te situata politike në vend dhe iu drejtua në mënyrë të veçantë profesionistëve dhe intelektualëve shqiptarë. Ai theksoi se nënshtrimi ndaj regjimit, sipas tij përbëjnë gabimin më të madh që mund të bëhet ndaj shoqërisë dhe së ardhmes së vendit.

Berisha u bëri gjithashtu thirrje punonjësve të administratës publike dhe efektivëve të policisë që të mos mbështesin, por të denoncojnë dhe të kundërshtojnë çdo ditë atë që ai e cilësoi si regjim.

“Prapë u drejtohem policëve, të gjithë punonjësve të adminsitratës mos mbështesni por sabotoni çdo ditë këtë regjim. Denonconi dhe sabotoni, ta heqim një minutë dhe më parë, ta hedhim në koshin e plehrave”, tha Berisha.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i demokratëve u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që më 12 mars, në orën 10:00, të bashkohen në protestën e radhës që do të mbahet para ambienteve të Kuvendit.

“12 mars të gjithë shqiptarët para parlamentit. Më 12 mars është dita e pranverës së demokracisë, dita e përmbyjes së madhe. Ndaj në orën 10 e gjithë Shqipëria te parlamenti. Ne ti japim përgjigjen e merituar, Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e tij:

Ju drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, juristëve, inxhinierëve, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh I jetës, nënshtrimi ndaj këtij regjimi, është gabim i pafalshëm. Asnjëri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodhin. Por para së gjithash ju banorë të shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, I keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.

Asnjë prej jush nuk thotë dot se nuk kuptoj çfarë po ndodh. Ju e keni të qartë se kreu i regjimit po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT