Braçe “në garë” për të siguruar postin si kryebashkiak i Tiranës, “sytë ndërkombëtarë” në pritje të drejtësisë për Veliajn (REAGIMI)

Ish-kryetari i Bologotës, Enrique Peñalosa ka reaguar në lidhje me paraburgimin që ai e cilëson të zgjatur, të Erion Veliajit i cili prej më shumë se një viti mbahet në qeli ndërkohë që hetimet ndaj tij janë në vijm.

Në një postim të bërë në faqen e tij në “X” Peñalosa shkruan se burgimi i kryebashkiakut të Tiranës më shumë se një vit nuk është një shenjë e mirë, duke shtuar se gjyqi ndaj tij ka filluar së fundmi.

Ndërsa shton se në 10-vjeçarshin që Veliaj ka kaluar duke shërbyer si kryebashkiak i Tiranës, ai ka bërë një punë të mirë, dhe sipas tij është një lider i rëndësishëm ndërkombëtar.

“E tëra çfarë di është se gjatë gati 10 viteve ai bëri përmirësime të mrekullueshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane” shkroi Penalosa në reagimin e tij.

Në përmbyllje të reagimit të tij Peñalosa shkruan se shumë sy ndërkombëtarë janë në pritje të një gjykimi të drejtë për Veliajin.

Sakaq, në fundjavën që lamë pas, në mbledhjen e socialistëve të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, deputeti Erion Braçe shpalli kandidaturën për të marrë postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Postimi i plotë i ish-kryetarit të Bogotës, Enrique Peñalosa:

Shpresoj që gjyqi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e tij para gjyqit për më shumë se një vit nuk është një shenjë e mirë për gjyqin që më në fund ka filluar. E tëra çfarë di është se gjatë gati 10 viteve ai bëri përmirësime të mrekullueshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane. Shumë sy ndërkombëtarë do të mbahen tek ky proces, duke shpresuar që drejtësia të triumfojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT