“Bota s’është siç ka qenë”, ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë dhe Kosovë kritika për Donald Trump: Veprim prej rrugaçi, e futi gozhdën e fundit në arkivol

Në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po arrijnë nivele alarmante dhe dinamika gjeopolitike globale po hyn në një fazë të re pasigurie, diplomati dhe analisti i njohur shqiptar, Islam Lauka ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që kanë tronditur rajonin dhe më gjerë.

Katër ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në bashkëpunim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, ndërmorën një aksion kundër Iranit, duke çuar në vrasjen e liderit suprem, Ali Khameneit dhe përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.

Ky veprim i tyre ka sjellë reagime të forta në arenën ndërkombëtare, ndërsa vetë presidenti amerikan ka paralajmëruar vazhdimësinë e sulmeve.

Shkurtimisht ish-ambasadori i Shqipërisë në Moskë dhe Kosovë, Islam Lauka e cilësoi ndërhyrjen si një akt të papërgjegjshëm që rrezikon të thellojë destabilitetin global.

Ai u shpreh se veprimi ishte “prej rrugaçi” nga ana e Trump, duke e konsideruar atë si faktorin kuç në këtë valë pasigurie që do të godasë të gjithë botën.

“Ishte veprim prej rrugaçi, nga ana e Trump sepse fatkeqësisht Trump është faktori kryesor që ka destabilizuar rendin ndërkombëtar. Gozhdën e fundit në arkivolin në Iran e vuri Trump, dhe po vazhdon. Me ardhjen e Trump bota që ka qenë më përpara nuk ka qenë”, tha ai.

Ky qëndrim i Lukës ka ardhur në një moment kritik, kur Lindja e Mesme ndodhet në udhëkryq dhe çdo lëvizje e re ushtarake mund të prodhojë pasoja zinxhir në të gjithë botën.

Islam Lauka është një nga zërat më të spikatur të diplomacisë dhe analizës politike shqiptare. Ai ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, si dhe ambasador në Moskë, duke ndërtuar një profil të konsoliduar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT