Berisha nuk përmbahet ndaj Ballës: Trafikant pr*stitutash, kriminel i degraduar (KËRKESA PËR PËRJASHTIMIN E TIJ)

Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për përjashtimin me 60 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.

Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, deputetët demokratikë thonë se Balla përdori gjuhë fyese, ofenduese dhe seksiste ndaj deputetes Albana Vokshi, të cilët iu drejtua me frazën “për ty kemi numrin 0900”.

“Rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur një gjuhë fyese, ofenduese, seksiste, diskriminuese dhe tërësisht të papranueshme në drejtim të deputetes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Znj. Albana Vokshi, duke cënuar rëndë dinjitetin e saj si deputete, si grua dhe nënë.

Gjuha e përdorur nga deputeti Balla nxit urrejtjen dhe diskriminimin mbi baza gjinore, duke dëmtuar rëndë reputacionin e Kuvendit dhe të deputetëve tek qytetarët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të një gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave. Në këtë kuptim, kjo kërkesë nuk ka për qëllim vetëm ndëshkimin e deputetit Balla për fyerjet e tij ndaj deputetes Vokshi, por edhe të përçojë në shoqëri mesazhin se për Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët e tij çdo formë diskriminimi, ngacmimi seksual, përhapje urrejtje mbi baza gjinore është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet në kërkesën e PD.

Ndërkohë që lidhur me këtë incident të regjistruar një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka “shënjestruar” Taulant Ballën.

Nga selia blu, Berisha ka akuzuar Ballën si një personazh të lidhur me botën e krimit dhe se është një politikan që nuk ka “normë morale”.

“Përsa i përket gjuhës së tij, është gjuha që i shkon atij, është gjuhë e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, asnjë normë shoqërore, asnjë normë ligjore. Është një kriminel peng i krimit, i aftë të zbatojë”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

Taulant Balla përbën një nga kriminelët më të shpërfytyruar, një nga anëtarët më kryesorë të organizatës kriminale të Edi Ramës.

Taulant Balla siç e kam denoncuar shumë e shumë herë, ish student është denoncuar nga organet zyrtare diplomatike të Shqipërisë si trafikant prostitutash. Ju jeni dëshmitarë se që në atë kohë unë kam denoncuar publikisht veprimtarinë kriminale me prostituta moldave të sjella nga Edi Rama tek eksponentë të PS-së.

Kam denoncuar asokohe dhe lokalet ku ata frekuentonin.

Fatos Nano ka marrë informacion të qartë për ndalimin e tij në kufi nga shtet mike, si transportues prostitutash.

Taulant Balla është një kriminel i degraduar, që ka porositur vrasje dhe porositë e tij për vrasje u dokumentuan në dosje gjyqësore të cilat një gjykatës dhe një prokuror kriminel i dogjën me procesverbal.

Taulant Balla është personi i cili për të nxitur vrasje në Elbasan, ka udhëzuar që të vendosin revole në murin e oborrit të një familje, për ta konsideruar revolen të fshehur.

Taulant Balla është krimineli i cili ka liruar së bashku me Vat Stakën, dy terroristët që i vendosën Lulzim Kullës, tritolin nën shalën e biçikletës dhe kjo është në dosje.

Urdhërohet nga Suel Çela që së bashku me Vat Stakën të shkojë e të lirojë terroristët që vendosë tritol dhe ata u liruan. Dhe Vat Staka vazhdon të jetë në KLP apo se ku është tani.

Taulant Balla është krimineli i cili është i dokumentuar duke biseduar me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, ku i ankohet për Sali Berishën dhe e nxit kundër Sali Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT