Berisha “i nxehur” me qeverinë e kryeministrin, kapet te gjenocidi serb: Ju nuk e pranoni, uleni kokën…

Është duke u mbajtur sot seanca plenare në të cilën u emëruan mes kaosit dhe zhurmës ministrat e rinj të kabinetit. Pak më parë ka marrë fjëlën e tij kreu i partisë Demokratike Sali Berisha i cili nga foltorja e Kuvendit është shprehur se është vepruar mirë që është nderuar Adem Jashari në nisje të seancës, por më pas ka hedhur akuza ndaj socialistëve duke u thënë se ata nuk pranojnë genocidin në Kosovë.
“Bëmë shumë mirë që nderuam sot kulmin e heroizmit Adem Jasharin, po uleni kokën se nuk pranoni gjenociudin serb në Kosovë, uleni kokën. Uleni kokën se nuk pranoni genocidin serb në Kosovë, ccfarë jeni ju që hidhni poshtë rezolurat e genicidit serb në Kosovë
Veteëm fëmijë janë 2000 shko në kosovë dhe shiko këpucët e fëmijëve në muze dhe pastaj mbani zi” u shpreh Berisha.
Më tej Berisha i ka konsideruar edhe njëherë si më parë deputetët e PS si “e keqja banale”: “Ju skeni asnjë lloj… ju jëni shndërruar në të keqen banale janë ata që as mendojnë as veprojnë por sillen si makineri si ju.” u shpreh ai.
Berisha po ashtu e ka etiketuar qeverinë Rama si një “diktaturë” gjë të cilën nuk ka qënë hera e parë ë e bën, por kësaj rradhe e ka krahasuar me Iranin, ku ka thënë se: “Diktatorët kanë vetëm një fund të turpshëm, shihni ajtollahun ccfarë i ndodhi”