Berisha goditet në fytyrë, Flamur Noka iu hakërrehet efektivëve: Do ta paguani, keni marrë urdhër që të qëlloni liderin

Ish-kryeministir Sali Berisha mbeti i lënduar mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur në zonë, lideri i opozitës nuk u ndje mirë dhe u pa me shenja në fytyrë.
Pas incidentit, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Luçiano Boçi, së bashku me mbështetës të tjerë, u përfshinë në përplasje me efektivët e policisë.
Efektivët u kanë kërkuar protestuesve të largohen nga zona, por situata është përshkallëzuar më tej, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet verbale me efektivët. Deputetët i kanë cilësuar efektivët si “ushtarë” dhe “mercenarë”, duke i akuzuar për përdorim të qëllimshëm të dhunës.
KA qenë Flamur Noka ai i cili iu është drejtuar duke i thënë se kanë qenë të urdhëruar për të qëlluar ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Keni marrë urdhër të sulmoni liderin e opozitës! Do ta paguani shtrenjtë! Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar! Largojini policët, tërhiqini që këtu!”, mësohet të ketë thënë ai.