Balla së bashku me myftiun Gurra shtrojnë iftar në Librazhd: Falenderojmë qytetarët që e rujanë traditën prej 20 vitesh (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me myftiun Ylli Gurra ka shtruar ditën e sotme iftar në zonën e Librazhdit, ku morën pjesë dhjetra qytetarë.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve Balla falenderoi myftiun për bashkëpunimin dhe qytetarët që prej 20 vitesh mblidhen në Librazhd për të ngrënë iftarin së bashku.

Duke sjellë në kujtesë se Librazhdi është i pari vend ku u shtrua iftar për qytetarët, Balla u shpreh mirënjohës që sot e kësaj dite kjo traditë ruhet nga banorët e kësaj zone.

“Sot është një iftar i shënuar për mua dhe vëllain tim Ylli Gurrën se 20 vite më parë ajo traditë e mirë filloi në Librazhd. E sot është shtrirë kudo në të gjithë Shqipërinë, ku ata që marrin një pozicon publik kanë një detyrë publike, e ndjejnë si përgjegjësi të marrin pjesë” tha Balla para të pranishmëve.

Nga ana tjetër dhe myftiu Ylli Gurra falenderoi socialistin për mundësinë që u jep banorëve të zonës prej vitesh.

Fjala e Taulant Ballës: Sot është një iftar i shënuar për mua dhe vëllain tim Ylli Gurrën se 20 vite më paarë ajo traditë e mirë filloi në Librazhd. E sot është shtrirë kudo në të gjithë Shqipërinë, ku ata që marrin një pozicon publik kanë një detyrë publike, e ndjejnë si përgjegjësi të marrin pjesë. Unë falenderoj Yllin i cili vazhdon të na ruajë këtë traditë të bukur këtu te ne. Ju uroj argjërim të pranuar.

Fjala e Myftiut Ylli GurraTë dashur argjërues dhe argjëruese, ju falenderoj për prezencën tuaj. Falenderoj nga zemra dhe kontribuesin tonë, Taulant Ballën i cili prej vitesh bën të mundur këtë ditë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT