Atentati ndaj Ndojës ku mbeti viktimë shoferi i pafajshëm! SKEMA: Si arriti SPAK të identifikonte të akuzuarit përmes Sky ECC, çfarë “i tradhtoi” autorët

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore në lidhje me atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit më 1 nëntor të 2019, i cili u mbyll me 1 viktimë e 2 të plagosur.

Seanca e sotme mësohet se është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se deri në këtë pikë të dhënat konsiderohen sekret hetimor.

Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën e sotme u sqarua se si u arrit identifikimi i personave të akuzuar për këtë ngjarje përmes aplikacionit të koduar Sky ECC.

Në seancën e sotme u zbulua se prokuroria arrit të zbërthente kodet e Sky ECC përmes të dhënave dhe fotografive që të pandehurit e kësaj çështje që ata kanë shpërndarë mes tyre.

Gjatë hetimeve për Plarent Dervishajn mësohet se janë gjetur fotografi e të dhënave familjare, përfshirë këtu ditëlindje e emra fëmijësh, të cilat pavarësisht pseudonimeve të përdorura për të shmangur identifikimin e tij, u vërtetua se të dhënat i përkisnin atij.

SPAK bën me dije se përmes së njëjtës metodë ëeshtë identifikuar dhe i pandehuri tjetër i kësja çështjeje Julian Meçaj. Ky i fundit ndonëse i shmangej shpërndarjes së të dhënave personale mësohet se ka shpërndarë disa fotografi të cilat çuan në identifikimin e plotë të tij.

Ndërsa në disa raste mësohet se persona janë identifkuar më lehtësisht pasi kanë përdorur emrat konkretë në komunikimin e tyre në këtë aplikacion.

Por ka pasur dhe nga ata të cilët janë pikasur nga bisedat e avokatit të Redjan Rrajës, ku përmes bisedave janë shpërndarë disa fotografi. Përmes fotove shfaqej qartazi numrin e celularit dhe të dhëna të tjera që lehtësuan identifikimin e menjëhershëm të Ramazan Rrajës.

Njëri nga autorët, Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, ndërkohë që së bashku me Ariol Halilajn akuzohen për “vrasje të funksionarit publik të mbetur në tentativë”, “vrasje në rrethana cilësuese”, “vrasje e mbetur në tentativë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Si ndodhi atentati ku viktimë mbeti i pafajashmi, shoferi Andi Maloku: 

Kujtojmë që më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.

Policia gjeti në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. Prokuroria ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin dhe atentatorët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT