“Ata u dakordësuan me…”, Spanja nxjer “blof” Shtëpinë e Bardhë: Gënjeshtra! Ne nuk bashkëpunojmë me SHBA-në

Menjëherë pas raportimeve se Spanja është dakordësuar për të bashkëpunuar me SHBA-në, ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Álvarez ka mohuar pretendimet e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar”, theksoi Abarez në një prononcim të bërë për stacionin radiofonik Cadena SER. ” Qëndrimi ynë ‘jo luftës’ mbetet i qartë dhe kategorik”, shtoi ministri spanjoll.
Pak minuta më parë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt njoftoi se Spanja u dakordësua të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane.
“Mendoj se ata e dëgjuan mesazhin e presidentit dje me zë të lartë dhe të qartë. Kuptoj që në orët e fundit ata kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me ushtrinë amerikane”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Deklarata erdhi një ditë pasi Trump kërcënoi se do të ndëpriste marrdhëniet tregtare me Madridin për shkak të qëndrimit të Spanjës ndaj sulmeve amerikane-izraelite kundër Iranit.