Apeli la në fuqi pezullimin nga detyra të Ballukut, ironizon Manjani: Pra GJKKO të jep të njëjtën masë edhe pse je larguar nga pozicioni në qeveri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-zv.kryeminstres Belinda Balluku, i cili sërish la në fuqi pezullimin nga detyra për deputeten socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon vendimin e kësaj gjykate, teksa shkruan “lajm fantastikoshkencor”.

Sipas tij, edhe pse Balluku është larguar nga detyra, ajo sërish pezullohet nga Apeli i GJKKO.

Gjykata të gjykon edhe kur të mos jesh, jo thjesht në detyrë po as në këtë botë… Vetëm mllefi ndaj personit e justifikon këtë budallëk juridik“, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Prit ore prit njëherë, se lajmi më fantastikoshkencor qenka ky i apelit të GJKKO.

Megjithëse Belinda Balluku nuk ka më detyrë ekzekutive, gjykata e ka lënë prap në fuqi pezullimin nga detyra.

Çfarë shkence!

Çfarë drejtësie!

Çfarë llogjike!

Gjykata të gjykon edhe kur të mos jesh, jo thjesht në detyrë po as në këtë botë…

Vetëm mllefi ndaj personit e justifikon këtë budallëk juridik!

Të puthsha mendjen, dmth!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT