Anëtarët e KPK-së duke e “djegur” me këngën “Ku ka si Tirona”, kryetari Roland Ilia kërcen me kolegen e Komisionit (PAMJE NGA FESTA)

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje, pasi në të shfaqen disa prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke festuar e kërcyer me njëri-tjetrin nën tingujt e këngës së njohur “Ku ka si Tirona lale”.

Pamjet janë bërë publike së fundmi nga vetë avokati Arben Llangozi, ndërsa mbeten ende të paqarta data dhe koha e saktë kur është zhvilluar kjo festë. Në ndryshim nga raportimet e mëhershme në disa media, rezulton se aktiviteti nuk është mbajtur në ambientet e resortit “Marina Bay”.

Mes personave të identifikuar në pamje janë kryetari i KPK-së, Roland Ilia, komisionerja Brunilda Bekteshi, si dhe anëtari i Komisionit Lulzim Hamitaj. Po ashtu, në një moment të videos shfaqet edhe Genta Tafa, e cila qëndron e ulur në tavolinë gjatë festës.

Po ashtu, avokati ka vënë në dukje edhe prezencën e disa prej gjyqtarëve të cilët i kanë shpëtuar procesit të “Vettingut”, duke ngritur kështu pikëpyetje sa i përket marrëdhënies së anëtarëve të KPK-së dhe atyre.

“Në pamje vihet re gjithashtu edhe prezenca e disa gjyqtarëve që kanë kaluar procesin e vettingut nëpërmjet korrupsionit. Kjo skenë, ngre pikëpyetje dhe ushqen perceptimin se mes vendimmarrësve të vettingut dhe disa prej atyre që janë konfirmuar në detyrë ekziston një afërsi që për publikun mund të duket problematike, duke shtuar debatet mbi transparencën dhe besimin te sistemi i drejtësisë”, shkruan ai ndër të tjera. (POSTIMI)

Sakaq theksojmë se emri i kryetarit të KPK-së, Roland Iliajt ka qenë shpesh herë në qendër të mediave. Ai ka qenë subjekt i një hetimi nga Prokuroria e Shkodrës në vitin 2010 për  veprën penale “Shpërdorim detyre”. Në shkurt të vitit 2012, çështja është pushuar nga e njëjta prokurori, ndërkohë që më herët ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT