Analisti: Edi Rama nuk mbështet Vjosa Osmanin; Vlora Çitaku, mike e Lindës dhe Edit do votonte kundër presidentes

Analisti Albatros Rexhaj në emisionin e paradites Breaking në Top News deklaroi se sipas informacioneve të tij, Edi Rama nuk ka ndërhyrë për të mbështetur Vjosa Osmanin si Presidente e Kosovës.
Deklarata e tij erdhi pasi deklaroi se shumëkush po përhap këtë informacion që Edi Rama do të ndikojë në politikën e Kosovës, “a thua se nuk ka punë tjetër për të bërë”.
“Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë pasur takime në dhjetor e janar. Kanë qenë takime konstruktive dhe të dy kanë dalë të qetë. Siç duket situate nuk është më e njëjtë në fillim të shkurtit kur diçka ka ndryshuar. Sipas analizës sime, Albin Kurti e ka bërë të qartë për Vjosa Osmanin se nuk ka dy pole në politikën e Kosovës, por është vetëm ai”, tha Albatros Rexhaj në komentet e veta për situatën.
Duke komentuar nëse Edi Rama po ndërhyn në këtë proces, Rexhaj ishte më I qartë dhe I prerë duke thënë jo. “Vlora Çitaku, që është një mike e ngushtë e Linda Ramës dhe Edi Ramës e ka deklaruar qartë se nëse Vjosa Osmani do të jetë candidate për president ajo nuk do te qëndrojë në sallë. E nëse do të kishte ndërhyrje nga Rama nuk do të ishte ky qëndrim I Vlora Çitakut. Ndaj unë I hedh poshtë deklaratat se Rama po ndërhyn në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, a thua se Edi Rama nuk ka punë tjetër për të bërë” tha Albatros Rexhaj.
Vlora Çitaku, ish ministre e jashtme e Kosovës dhe deputete në dy legjislatura, deputete e PDK-së ka thënë në televizion pak ditë më parë se Vjosa Osmani nuk I trajton të gjithë në mënyrë të barabartë. “Ka pasur raste kur janë bërë shkelje kushtetuese”, ka thënë ajo.
Nëse do të sillet emri I saj në kuvend, unë nuk do të qëndroj në sallë, ka thënë Çitaku. Vjosa Osmani pak ditë më parë nxorri dekretin për shpërndarjen e parlamentit meqënëse nuk arriti të zgjedhë presidentin. Dekretin, Albin Kurti e çoi në Gjykatë Kushtetuese, që me vendimin e djeshëm, I dha të drejtë kryeministrit, duke e pezulluar çuarjen e vendit në zgjedhje. Tani palët do të duhet të gjejnë një kandidaturë konsensuale për president.