Amerika përgënjeshtron mediat ruse: Droni iranian ka goditur Bahreinin, plagosen 32 persona, mes tyre dhe fëmijë

Komanda Qëndrore e SHBA-së ka hedhur poshtë raportimet e bëra nga mediat ruse të cilat shkruanin se asnjë sulm i ri nuk ka goditur sot Bahreinin.

Përmes një postimi të bërë në “X”, komanda amerikane raporton se 32 persona kanë mbetur të plagosur pasi një dron iranian goditi vendin sot. Në mesin e të plagosurve mësohet se ka pasur dhe fëmijë.

“Një dron iranian goditi një lagje banimi, duke plagosur 32 civilë në Bahrein, përfshirë fëmijë që kishin nevojë për trajtim mjekësor, sipas qeverisë së Bahreinit” shkruhet në postimin e bërë në “X”.

Teksa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e dhjetë, pasojat e saj janë ndjerë në mbarë botën.

Për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga lufta në Lindjen e Mesme, një sërë mallrash kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Më të pikasurat janë çmimet e naftës dhe gazit natyror, për të cilat Trump është shprehur se janë kosto të vogla për të siguruar paqen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT