Aleanca në LUFTË? Raketa iraniane hyri në Turqi, vjen reagimi i NATO-s, çfarë pritet të ndodhë

“Kemi të drejtë të përgjigjemi”, kështu deklaroi pak më herët Ankaraja zyrtare, pasi një raketë iraniane ishte nisur për në tokën e tyre. Incidenti u regjistrua mesditën e kësaj të mërkure, ndërkohë që fatmirësish njësitë ajrore dhe raketore të NATO-s ndërhynë me sukses.

Pas këtyre zhvillimeve që rrezikojnë të përfshijnë edhe Aleancën në konflikt, NATO ka reaguar menjëherë, duke dënuar sulmin dhe duke theksuar mbështetjen e plotë ndaj Turqisë. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka ripërsëritur se qëndrimi i saj parandalues dhe mbrojtës mbetet i fortë në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore.

“Ne e dënojmë sulmin e Iranit ndaj Turqisë. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët e saj, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin. Qëndrimi ynë parandalues dhe mbrojtës mbetet i fortë në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore.”, tha zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart.

Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se pas incidentit do të ketë konsultime me NATO-n dhe aleatët e tjerë për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“Vendosmëria dhe kapaciteti ynë për të siguruar sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë janë në nivelin më të lartë. Ndërsa Turqia mbështet stabilitetin dhe paqen rajonale, ajo është e aftë të sigurojë sigurinë e territorit dhe qytetarëve të saj, pavarësisht se nga kush ose nga vjen kërcënimi. Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të merret me vendosmëri dhe pa hezitim.

Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë. Ne i nxisim të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do ta përhapnin më tej konfliktin në rajon. Në këtë kontekst, ne do të vazhdojmë të konsultohemi me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë”, thuhet në deklaratën e Turqisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT