Alarm në të gjithë vendin, Emiratet e Bashkuara Arabe thirrje qytetarëve: Qëndroni në vende të sigurta!

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëshuar një alarm emergjence në të gjithë vendin, duke paralajmëruar për kërcënime të mundshme me raketa dhe duke u bërë thirrje banorëve të kërkojnë menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.
Ministria e Brendshme, u ka kërkuar qytetarëve dhe rezidentëve të qëndrojnë larg dritareve, dyerve dhe zonave të hapura.
Alarmi erdhi rreth pak pasi Ministria e Mbrojtjes njoftoi se po i përgjigjej kërcënimeve ajrore që përfshinin raketa dhe dronë të ardhur nga Irani.
Aktualisht raportohet për një shpërthim të shkaktuar nga një sulm me dron në Dubai dhe pamjet kanë qarkulluar në internet.
Deri tani 94 banorë të Emirateve të Bashkuara Arabe janë plagosur që nga fillimi i sulmeve, 6 të tjerë u plagosën në Abu Dhabi më 5 mars nga mbeturinat e dronit.
Sipas autoriteteve, gjatë ditës janë neutralizuar gjashtë raketa balistike dhe 131 dronë të lëshuar nga Irani. Megjithatë, një raketë dhe gjashtë dronë kanë rënë brenda territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe.